Shenjat e horoskopit që gënjejnë më shumë: A je njëra prej tyre?

Secila nga shenjat e horoskopit ka të mirat dhe të këqijat e saj, por cilat prej tyre gënjejnë më tepër?

Vendi i parë shkon për: Binjakët!

Si një shenjë ajri, Binjakët kanë aftësi të shkëlqyera komunikimi, ndaj nuk e kanë aspak siklet që ta rrotullojnë bisedën dhe të vërtetën si t’u përshtatet më mirë. Të udhëhequr nga Mërkuri, Binjakët e konsiderojnë të vërtetën, le të themi, fleksible, ndaj mund t’i japin formën që dëshirojnë.

Në vend të dytë? Peshorja!

Peshoret janë flutura sociale dhe bëjnë gjithçka *vërtet gjithçka* për të treguar se kanë të drejtë. Por, janë edhe një shenjë që ruan balancat, ndaj s’e kanë fare problem të gënjejnë që të ruajnë paqen dhe ekuilibrin e duhur. Për të tjerët konsiderohen gënjeshtarë, ama Peshoret e shohin si një cilësi pozitive.

Medalja e vendit të tretë u takon Shigjetarëve!

Shigjetarët vdesin për vëmendje, ndaj gjithnjë duan të shkaktojnë reagime dhe drama të mëdha. Kur tregojnë historitë e tyre, priren të zmadhojnë ngjarjen dhe t’i bëjnë gjërat pak më dramatike dhe të pavërteta. Nëse një histori, pak a shumë merr trajtat e një përralle, po, ke të bësh me një Shigjetar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA-së i duhen studiues të huaj, por rrezikohet nga spiunazhi

Story i radhës

FC Ferizaj është në hall të madh, i drejtohet MKRS-së, KOK-ut, FFK-së, UEFA-së dhe FIFA-së 

Të fundit nga