shenjat e horoskopit qe do te kene nje jave te zjarrte parashikimi i yjeve 6242f92a3ac4f

Shenjat e horoskopit që do të kenë një javë të zjarrtë, parashikimi i yjeve

March 29, 2022
min lexim

Në parashikimin javor në Tv Klan, Meri Shehu rendit disa shenja që do të favorizohen së tepërmi. Sigurisht, e para që do të marrë vëmendjen mbi të tjerat është Dashi, pasi tashmë ndodhemi në muajin e tij.

Javë shumë impulsive, energjike, Mërkuri është në Dash dhe i paraprijmë një Hëne të re në Dash, kështu që gjithë energjia do shkojë në shenjat e zjarrit: Dash, Luan e Shigjetar dhe në shenjat kardinale: Dash, Gaforre, Peshore dhe Bricjap. Dy ditët e para të javës duhet të jemi të kujdesshëm sepse Afërdita e Saturni janë pranë njëri-tjetrit dhe gjërat kushtëzohen e nuk japin harmoninë që duam. Do ta përjetojnë më shumë të lindurit në 10-ditëshin e dytë që i përkasin shenjave Luan, Akrep, Ujor dhe Dem që duhet të tregojnë më shumë kujdes. Të tjerët do marrin mesazhe shumë të mira, sidomos shenjat Dash, Gaforre e Bricjap. Vetëm pak kujdes në dashuri e ekonomi në dy ditët e para.

Dashi – 5 yje

Është javë impulsive, Dashi po merr veten, ka ide të reja. Mërkuri në shenjën e tyre do të sjellë takime, mendime energjike, të shpejta, të zgjuara, të shkathëta. Do plotësohen shumë dëshira.

Demi – 2 yje

Janë në një moment të vështirë, planetët në Dash i bëjnë të bërtasin nga brenda e të mos shprehin dot atë çfarë duan duke i bllokuar. Të kenë kujdes këtë javë në ekonomi e dashuri.

Binjakët – 3 yje

Do shkëlqejnë në dashuri, shoqëri, komunikime, dalje e shpenzime. Nuk do t’i thonë dot jo një joshjeje për t’u argëtuar.

Gaforrja – 3 yje

Javë e mrekullueshme. Do shkëlqejnë në karrierë, do takojnë njerëz me rëndësi, pushtet dhe do kenë shumë publicitet në emrin e famën e tyre. Janë në një ndriçim të paparë këtë javë.

Luani – 5 yje

Fillon java dhe epoka e tyre. Pas një muaji do flasim më mirë, por mund të bëjnë një fillim të ri nga fundi i javës që do të ndiejnë çlirim. Që tani do të nisin të ndiejnë shijen e tij me kontakte, studime, ide dhe udhëtime.

Virgjëresha – 2 yje

Këtë javë do merren shumë me çështjet ekonomike, detyrimet dhe trashëgimitë. Ata që kanë pasur probleme në këto çështje kanë një javë disi të ndërlikuar që do ta heqin qafe shpejt.

Peshorja – 4 yje

Bëhen shumë komunikuese. Partneri do i fusë në lojë, i tërheq, vijnë më afër me ide, por edhe mund të martohen.

Akrepi – 2 yje

Do lodhen me punë ose do kenë shumë energji të fortë e ritëm në të. Do udhëtojnë, do jenë gjithmonë në lëvizje dhe do shpenzojnë energji. Të kenë kujdes mos të bëhen nervozë.

Shigjetari – 5 yje

Java më erotike. Shumë planetë në Dash dhe Hëna e re do iu japin takime e flirte që nuk do i thonë jo, por kanë edhe javë krijuese.

Bricjapi – 1 yll

Shenjë kardinale që këto ditë ka pasur probleme të vogla me çështjet ekonomike e personale. Do iu dalë një ndryshim shtëpie.

Ujori – 4 yje

Shenja më komunikuese, në lëvizje që do dojë të japë e marrë ide, do ketë udhëtime të shkurtra, por jetë shumë intensive e  në kontakt.

Peshqit – 2 yje

Do merren me çështjet ekonomike, do vënë përpara disa ide por nuk duhet të rrezikojnë. Nëse kanë një mendim të zgjuar duhet ta vënë në zbatim se do iu japë kthesë për një prurje të mirë financiare.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

keshilltari presidencial ukrainas tregon disa nga ceshtjet qe u diskutuan me ruse 6242f925d56cd
Story i mëparshëm

Këshilltari presidencial ukrainas tregon disa nga çështjet që u diskutuan me rusë

dikur shihej vetem me kombetaren shqiptare 6242f92f3afee
Story i radhës

Dikur shihej vetëm me Kombëtaren Shqiptare…

Të fundit nga

Kandidatë që s’votuan as veten

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në Parlament.  Në këtë proces puna në terren dhe krijimi i besimit tek

Capital T dhe Majku po vijnë me bashkëpunim

Dy artistët e njohur, Capital T dhe Majku po vijnë me një bashkëpunim. Përmes një postimi në Instagram, dyshja kanë bërë të ditur se pjesë e klipit është  influencerja e njohur, Elsa
ShkoLartë