Shëndetësia në Maqedoni, më shumë fonde për programet parandaluese

September 25, 2024
1 minut lexim

Shkup, 25 shtator – Vendit i mungon një sistem më i fortë për parandalimin e sëmundjeve. Nga viti në vit shkurtohen paratë nga programet. Fondet janë ndarë për skriningun e kancerit të qafës së mitrës, i cili mezi mbulon 25% të grave.

Përfshirja me programin e skriningut të kancerit të gjirit është rreth 1 për qind dhe çdo vit në vendin tonë vdesin nga e njëjta sëmundje mbi 300 gra.

Për tre vite janë shkurtuar 400 milionë denarë nga buxheti për parandalimin e sëmundjeve. Organizatat joqeveritare kërkojnë për 10 programe më shumë fonde.

Shtatë vitet e fundit gjithnjë e më pak po financohet parandalimi edhe për epideminë e HIV-it. Para një dekade, 40% e parave në programin kombëtar ishin të destinuara për mjekim, këtë vit 80% dhe 20% për parandalim.

“Rreth 30 për qind nga numri i përgjithshëm i personave që janë infektuar me HIV nuk janë të diagnostikuar në vend. Kjo përqindje në nivel global është ulur në vetëm 14 për qind të personave jo të diagnostikuar, që d.m.th. se potenciali për infeksione të reja në nivel global në mënyrë drastike është ulur, që nuk është rast tek ne”, deklaroi Andrej Senih nga Organizata Qytetare “Bashkë më të fuqishëm”.

Të udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, autoritetet do të kërkojnë një zgjidhje.

“Paqja dhe prosperiteti nuk mund të arrihen pa realizimin e përfshirjes universale shëndetësore”, theksoi Akim Ali nga OBSh-ja në vend.

“Disa shërbime duhen gjatë gjithë jetës, p.sh. shërbimet për këshilla për mbrojtje nga HIV-i, nga sëmundjet ngjitëse seksuale, nga përdorimi i kontracepsionit deri tek shërbimet, që janë specifike në kategori të caktuara të moshave”, u shpreh Afrodita Shala nga UNFPA në vend.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“E meritojnë të jenë kryegjyshatë botërore, por jo shtet”, Berisha për “Vatikanin” në Tiranë: Këtë e duan vetëm armiqtë e Shqipërisë

Story i radhës

Shtëpia e Bardhë: Thellësisht shqetësues sulmi raketor i Hezbollahut ndaj Izraelit

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë