Shembjet te “5 Maji”, Rama: Asnjë banor që shoqërohet forcërisht nuk hidhet në rrugë

schedule14:43 – 9 Shkurt, 2022

Kryeministri Edi Rama ka komentuar aksionin e radhës në lagjen “5 Maji” në Tiranë, ku sot u shembën të tjera banesa nga fadromat e IKMT. Kreu i qeverisë i është përgjigjur komentit të një qytetari në Facebook, i cili i shkruan për forcën e ushtruar nga policia për të nxjerrë banorët nga shtëpitë.

Rama thotë se nuk është përdorur asnjë torturë dhe shton se asnjë që shoqërohet me forcë, i cili do të  pengojë zhvillimin nuk hidhet në rrugë.

“Asnjë torturë përkundrazi, asnjë njeri që shoqërohet forcërisht për të mos e penguar forcërisht zhvillimin nuk hidhet në rrugë po edhe kur banesa është pa leje fare, merr bonusin e qirasë deri në ndërtimin e një shtëpie, njësoj siç bëmë me të prekurit nga tërmeti, pra me shumë njerzillëk dhe solidaritet. Po natyrisht që askush nuk mund të arrë peng punën sepse kështu pastaj i bie që shumë nëna e baballarë që presin të hyjnë në shtëpi pas tërmetit, të mbahen penga nga pak të tjerë”, shkruan kryeministri. /

Story i mëparshëm

Bekteshi: Fillon me punë impianti i ri prodhues i Lear dhe Normak, investim 15 milionë euro

Story i radhës

Shoferi që përplasi për vdekje dy fëmijët në Durrës, në gjendje të dehur

Të fundit nga