Ish-komandanti suprem i aleatëve të NATO-s, Wesley Clark ka deklaruar se shpërthimi që shembi pjesërisht një pjesë të urës së Kerçit, që lidh Rusinë me Krimenë, është “shumë domethënës në nivel psikologjik” në mes të luftës së vazhdueshme të Moskës në Ukrainë.
Clark, tha se nuk ka dyshim që Kievi do të nisë sulme të mëtejshme në këtë infrastrukturë.
Ai shpjegoi se është shumë herët për të përcaktuar rëndësinë aktuale ushtarake të sulmit, i cili duket se ka pamundësuar trafikun hekurudhor dhe të makinave përgjatë urës për vetëm disa orë.
“Unë mendoj se për sa i përket ndikimit ushtarak të tij, është shumë herët për të ditur. Është të paktën një ndikim margjinal, por sigurisht jo një goditje e rëndësishme për atë që Rusia po bën në Ukrainë. Ende jo. Do të jetë, pa dyshim, subjekt i përpjekjeve të vazhdueshme nga ukrainasit”, tha ish-komandanti i NATO-s për CNN.
Shembja e pjesshme e urës thuhet se u shkaktua kur një kamion shpërtheu dhe ndezi rezervuarët e karburantit të një treni që kalonte..
Presidenti rus akuzoi të dielën ukrainasit se ishin pas shpërthimit dhe e cilësoi incidentin një “akt terrorist”, megjithëse Ukraina nuk e ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë për incidentin.
Ish-shefi i Shtabit të Përbashkët, Mike Mullen, tha se Putini po bëhet “gjithnjë e më i rrezikshëm” për botën.
Pas shkëmbimit të akuzave mes Moskës dhe Kievit për autorët e shpërthimit në urën që lidh K