Shembja e kalçetos në Sarandë, ja kush është i riu që ndërroi jetë gjatë stuhisë

min lexim

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 22-vjeçari nga Saranda, Armando Kazma, i cili ndërroi jetë tragjikisht mbrëmjen e sotme teksa po luante kalçeto.

22-vjeçari u plagos për shkak të goditjes nga mbajtëset e mbulesës së kalçetos të cilat fluturuan në ajër për shkak të një stuhie të fortë. Ai u transportua në spitalin e qytetin, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:50 në zonën e quajtur “Ura e Gajdarit”. Moti i keq në qytetin e Sarandës, shkaktoi problematika të shumta, ku si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve, u shkaktuan përmbytje, u shkulën pemë si dhe pati depozita që kanë rënë nga tarracat e pallateve.

Sarandë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak për rrëzimin e tendës së një kalçetoje sportive, ku si pasojë u dëmtua shtetasi A. K., 22 vjeç, ju informojmë se si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ndërroi jetë në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si të shpëtoni nga ajo fryrja e barkut pasi keni ngrënë

Story i radhës

​Ngjarjet e datës 5 korrik

Të fundit nga