Shembet ndërtesa dy-katëshe në Itali, humb jetën një 4 vjeçar, zhduket një fëmijë

1 minut lexim

Rrjedhja e gazit natyror në shtëpinë e një të moshuari ka shkaktuar një shpërthim gjatë natës, me pasojë shembjen e një ndërtese dykatëshe jashtë Napolit, në zonën e Savianos.

Sipas informacioneve, në katin e parë jetonte një familje me pesë anëtarë, një çift me tre fëmijë. Ata janë bllokuar nga rrënojat dhe zjarrfikësit po punojnë për t’i shpëtuar.

Në këtë fazë, babai dhe njëri prej fëmijëve u shpëtuan, ndërsa një vajzë 4-vjeçare u gjet e vdekur.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për gjetjen dhe nxjerrjen e nënës dhe një fëmije tjetër.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Mexhiti: Kemi pajtueshmëri për të sjell ligjin për përfaqësim të drejtë

Story i radhës

Sot në ora 14:43 fillon stina e vjeshtës

Të fundit nga