Shemben banesat te 5 maji/ Banorët bëjnë qëndresë, shoqërohet një prej tyre

February 9, 2022
1 minut lexim

Prej orës 7 të mëngjesit ka vijuar aksioni i radhës në zonën e 5 majit për prishjen e banesave për t’i hapur rrugë projektit të rindërtimit.

Sot u planifikuan për tu prishur 11 banesa ndërsa ky proces u shoqërua me rezistencë nga ana e banorëve.

Nga ky aksion pati dhe një të shoqëruar nga efektivet e policisë ndërsa një prej banorëve qe nuk u ndje mire transportua me ambulancë për në spital.

Përfaqësues të banorëve të 5 majit, së bashku me banorë të Paskuqanit e Laparakës që preken nga projekti i Unazës së Madhe që në javët e fundit janë ngritur në protesta,  zhvilluan një takim me presidentin Ilir Meta për ti parashtruar problematikën e tyre.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se askush nga banorët që preket nga projekti i Unazës së Madhe nuk do të mbetet në rrugë.

Banoret e zonës së 5 majit, si ata me certifikata pronësie, edhe ata qe nuk i kanë të legalizuara banesat, do të përfitojne dëmshpërblim të plote përmes kompensimit me një banesë në godinat e reja më të njëjta metra2 që kishin. Përgjatë kësaj periudhe banorët e prekur do të përfitojnë bonusin e qirasë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Simeone e detyron lojtarin të luajë i dëmtuar

Story i radhës

Перински во Тафталиџе: Инвестиција на ЈП „Водовод и канализација – Скопје“ од 8 милиони денари

Të fundit nga

ShkoLartë