Shekerinska: Paqja e qëndrueshme në Ukrainë është me rëndësi thelbësore për sigurinë evropiane dhe stabilitetin global

April 4, 2025
1 minut lexim

Bruksel, 4 prill – Sigurimi i paqes së qëndrueshme në Ukrainë është me rëndësi thelbësore për sigurinë evropiane dhe stabilitetin global, tha zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska në takimin jozyrtar të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të BE-së në Varshavë.

Ajo bëri thirrje për përforcim të mbështetjes për Ukrainën tani, por edhe në afat më të gjatë, duke theksuar se për të siguruar paqe të qëndrueshme, vendi duhet të mbetet i fortë. Në të njëjtën kohë, ajo përshëndeti njoftimet e fundit të aleatëve të NATO-s për ndihmë shtesë për Ukrainën, duke përfshirë dërgimin e mbrojtjes kundërajrore, automjeteve të blinduara, dronëve dhe municioneve.

Shekerinska gjithashtu theksoi se NATO po ndihmon në përforcimin e Forcave të armatosura të Ukrainës, si përmes mbështetjes financiare ashtu edhe përmes Programit për ndihmë të sigurisë dhe trajnim për Ukrainën (NSATU) dhe Qendrës së re për analiza të përbashkët, trajnim dhe edukim NATO-Ukrainë në Poloni.

Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s përshëndeti bashkëpunimin mes Aleancës dhe Bashkimit Evropian, si dhe nismat e fundit të BE-së për mbrojtjen, duke theksuar se bisedimet për bashkëpunim të ndërsjellë do të vazhdojnë me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Kaja Kallas dhe takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të Paktit, i cili dje dhe sot mbahet në Bruksel.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

rryma ne spitalin modular ne tetove u vendos nga persona te pakualifikuar theksoi eksperti shaqiri 67ef99fb8dbf8
Story i mëparshëm

Rryma në spitalin modular në Tetovë u vendos nga persona të pakualifikuar, theksoi eksperti Shaqiri

me solucion jo furce berisha lubi balluku paguan 10 mije euro ne muaj vetem per te lare makinen per 30 minuta sherbim 67ef9f60f23c0
Story i radhës

“Me solucion, jo furçë!”/ Berisha: Lubi Balluku paguan 10 mijë euro në muaj vetëm për të larë makinën. Për 30 minuta shërbim…

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë