shekerinska ne nismat per mbrojtje be ja te perfshije edhe aleate te cilet nuk jane anetare te saj 67ddb18bd863d

Shekerinska: Në nismat për mbrojtje, BE-ja të përfshijë edhe aleatë të cilët nuk janë anëtare të saj

March 21, 2025
1 minut lexim

Bruksel, 21 mars – Bashkimi Evropian në iniciativat e tij të mbrojtjes duhet të përfshijë sa më shumë aleatë, që nuk janë anëtarë të Unionit, theksoi zëvendës-sekretarja e përgjithshme e Aleancës, Radmilla Shekerinska, në fjalimin e saj para Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje të Parlamentit Evropian (SEDE).

Shekerinska theksoi se në kontekstin aktual të sigurisë në të cilin Evropa përballet me paqëndrueshmëri dhe kërcënime nga shumë drejtime, “detyra jonë më e shenjtë është t’i mbajmë njerëzit tanë të sigurt”.

Ajo theksoi se NATO dhe BE janë partnerë të natyrshëm dhe të pazëvendësueshëm dhe se për këtë arsye është e rëndësishme të vazhdohet me forcimin e bashkëpunimit të tyre të ndërsjellë, ndërsa e përshëndeti edhe Planin e Komisionit Evropian për “Riarmatimin e Evropës”, rritjen e investimeve në mbrojtje nga anëtarët e Unionit, si dhe mbështetjen evropiane për Ukrainën.

Shekerinska theksoi se Unioni mund të përdorë potencialin e tij unik ekonomik për të forcuar prodhimin e mbrojtjes, inovacionin dhe lëvizshmërinë ushtarake në përputhje me planet, aftësitë dhe standardet ushtarake të NATO-s.

Ajo i përshëndeti iniciativat në nivel evropian dhe kombëtar për të rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe për të forcuar aftësitë dhe gatishmërinë, ndërsa theksoi se marrëdhënia transatlantike mbetet gur themeli i sigurisë evropiane. Në fjalimin e saj para eurodeputetëve, ajo theksoi gjithashtu nevojën për një “shtyllë më të fortë evropiane brenda një NATO-je të fortë”.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

prokuroria nis parahetim per vdekjen e vedatit autopsia duhet ta vertetoje gabimin e doktorit 67ddb1861a31d
Story i mëparshëm

Prokuroria nis parahetim për vdekjen e Vedatit! Autopsia duhet ta vërtetojë gabimin e doktorit

konference shtypi ne bashki ristani nuk ka krize ne tirane shkarkimet sipas ligjit 67ddb7261beaa
Story i radhës

Konferencë shtypi në bashki, Ristani: Nuk ka krizë në Tiranë, shkarkimet sipas ligjit

Të fundit nga

ShkoLartë