sheikh mohamed bin zayed bin sultan al nahyan behet president i ri i emirateve te bashkuara arabe 627f9027d5cf1

Sheikh Mohamed bin Zayed bin Sultan Al Nahyan bëhet president i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe

May 14, 2022
1 minut lexim

Këshilli i Lartë Federal i Emirateve të Bashkuara Arabe zgjodhi të shtunën sundimtarin e Abu Dhabit, Sheikh Mohamed bin Zayed bin Sultan Al Nahyan, si president të ri të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kështu, Sheikh Mohammed (61) u bë presidenti i tretë i Emirateve të Bashkuara Arabe ndërsa raportohet se ai ka një pasuri që kap shifrat e 15 miliardë dollarëve, raporton reuters.

Sundimtari i Dubait dhe kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Rashid al Maktoum, thuhet se është pajtuar me këtë lëvizje dhe i ka uruar suksese Al Nahyanit.

Ish-presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Khalifa bin Zayed al Nahyan ndërroi jetë të premten, më 13 maj.

Këshilli i Lartë Federal u mblodh sot për të zgjedhur presidentin e ri të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në takim morën pjesë krerët e të shtatë emirateve. Bin Zayed Al Nahyan do të shërbejë një mandat pesë-vjeçar.

Ndryshe, Atifete Jahjaga në cilësinë e presidentes së Kosovës ishte takuar me Sheikhun në vitin 2014.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

rrjeti intelektual mbareshqiptar mban protese 627f8fe9ca2a3
Story i mëparshëm

Rrjeti intelektual mbarëshqiptar mban protesë

8 shenja qe tregojne se ata po flasin pas shpine per ty 627f902d7e641
Story i radhës

8 shenja që tregojnë se ata po flasin pas shpine për ty

Të fundit nga

ShkoLartë