Shehu: Rusia kërkon të zhdukë nga harta e Evropës Ukrainën, agresorët duhen ndalur

March 3, 2022
1 minut lexim

Deputeti i PD, Tritan Shehu është shprehur se qëllimi i Rusisë është të zhdukë nga harta e Evropës, Ukrainën.

Në një intervistë për Ora News, Shehu tha se SHBA dhe BE së fundmi kanë forcuar unitetin dhe po i përgjigjen agresionit rus ndaj Ukrainës.

Tritan Shehu: Kemi të bëjmë me një agresion që kërkon të zhdukë nga harta e Evropës Ukrainën. Kemi të bëjmë me një agresion që kërkon të ç’bëj Ukrainën.

Kemi të bëjmë me një pushtim. Është një veprim pa kuptim, një veprim agresiv, një veprim që bie ndesh më të gjithë elementët e të drejtave dhe me të gjithë elementët e marrëdhënieve mes vendeve.

Jemi në një moment që bota demokratike, BE, SHBA, ditët e fundit kanë forcuar unitetin dhe reaksionin e  tyre të përgjigjes ndaj agresionit të Rusisë. Në fillim treguan dobësi, ndasi mes tyre, pavendosmëri, gjë e cila I dha nxitje më tepër agresorëve, Putin në këtë rast.

Shpresojë që këto sanksione të zbusin, deri në njëfarë pike forcën ekonomike dhe financiare të Rusisë. Megjithatë agresorët nuk ndalojnë vetë, agresorët duhen ndalur.

I pyetur se a ka Shqipëria ka kapacitete ushtarake për t’u mbrojtur ndaj një sulmi në rajon,Shehu u shpreh:

Kur ke të bësh me agresorë të tillë çdo gjë mund të ndodhë. Sa më shumë lëshime t’i bëhen agresorëve aq më të rrezikshëm bëhen ata. Sa më shumë t’I kundërvihesh, aq më shumë janë mundësitë që agresori të tërhiqet. Shqipëria fatmirësisht është anëtare e NATO-së, dhe kjo është një garanci mbrojtje që ka Shqipëria. Shqipëria dhe shqiptarët, mund të luaj një rol të rëndësishëm në rajonin tonë, për stabilitetin e rajonit, për të ndaluar gishtat e Rusisë që janë zgjatur në rajonin tonë nëpërmjet Serbisë.

Ndër të tjera ai tha se Serbia dhe Presidenti i saj Aleksandër Vuçiç janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me Rusinë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Donaldi poston një foto, ka një mesazh të veçantë

Story i radhës

VOA: Parlamenti i Kosovës dënon me rezolutë agresionin e Rusisë ne Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë