Shehi zbulon mungesat

February 19, 2022
1 minut lexim

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme në kampionat ndaj Kastriotit.

Tekniku i bardhebluve zbuloi se Ismajlgeci (dëmtim) dhe Limaj (kartonë) mungojnë ndërsa shtoi se Hoxhallari do ta nisë takimin nga stoli, teksa thekson se kryeqytetasit nuk janë të fokusuar në atë se çfarë bëjnë kundërshtarët, por shohim vetëm objektivat e tyre.

“Jemi të fokusuar në ndeshjen tonë, jo se çfarë bëjnë kundërshtarët që kemi pranë në renditje.

Nëse do shohim kundërshtarin nga renditja, do bëjmë gabim të madh. Secili ekip ka objektivat e veta, kanë luftë të fortë për to. Të përqëndrohemi te Kastrioti sikur janë një hap pas nesh, duhet përqëndrim”.

Sulmi? “Çdo ndeshje ka strategjinë e vet, manovra jonë sulmuese ndryshon javë pas jave, edhe rreshtimi gjithashtu. Të përqëndrohemi te anët e forta dhe të dobëta”.

Mungesat – “Hoxhallari, Ismajlgeci dhe Limaj janë të rëndësishëm. Hoxhallarin do e kemi në stol ndërsa dy të tjerët nuk janë. Kemi lojtarë për t’i zëvendësuar, e kemi treguar edhe në ndeshjet e tjera.

Përqëndrimi është te ndeshja nesër, kundërshtari ka marrë pikë në javët e fundit. Vështirësia sa vjen bëhet më e madhe. Të gjitha skuadrat duan impenjim. Performanca jonë është më e rëndësishme”, u shpreh Shehi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dalin pamjet/ Romeo i rrethuar nga sigurimi, çka s’u pa mbrëmë në “BBV”?

Story i radhës

Përndiqte vazhdimisht të miturën, ndalohet 24-vjeçari në Përmet

Të fundit nga

ShkoLartë