shehi pas ndeshjes e dija qe do ishte e veshtire tirana ndryshoi disa here gjate takimit 65087c1b9f8c3

Shehi pas ndeshjes: E dija që do ishte e vështirë, Tirana ndryshoi disa herë gjatë takimit

September 18, 2023
1 minut lexim

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi analizoi fitoren 2-1 ndaj Kukësit.

“E dinim që ishte një ndeshje e vështirë. Kërkonim të mos pësonin, por e morëm në fund. Ndeshja ka rrjedhshmëri, ne ndryshuam vendosje lojtarësh. U pregatitëm të luanim mes linjave, ndryshuam manovër edhe në fundin e pjesës së parë pasi e dinim që nga krahët nuk luanim dot pasi kundërshtari ishte agresiv aty, por edhe terreni të bën të mos luash shpejt me një takim.

Dolëm me dy sulmues në fund sepse menduam që ishim 2-0 dhe mund ta kapnim në befasi kundërshtarin pasi do të dilte në sulm.

Hoxhallari, Doka, Lushkja dhe Abazaj jashtë forme? Nuk është se skuadra ka performancën më të mirë, pasi është java e 4-të. Hoxhallari mu duk më mirë sot. Doka bëri një ndeshje të mirë në këndvështrimin tim, Kristali është i rëndësishëm dhe kemi alternuar me Kainan në varësi të situatave. Ajo katërshe para do të jenë një treshe në fushe dhe tjetri në stol” – tha ai. JS

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ne zgjedhje me lista te perbashketa ahmeti te bashkohemi te gjitha partite shqiptare dhe lsdm ja 650877e4647f2
Story i mëparshëm

Në zgjedhje me lista të përbashkëta/Ahmeti: Të bashkohemi të gjitha partitë shqiptare dhe LSDM-ja

mberrin ios 17 ja modelet iphone qe nuk mund ta shkarkojne 6508823aa8e3c
Story i radhës

Mbërrin iOS 17: Ja modelet iPhone që nuk mund ta shkarkojnë

Të fundit nga

ShkoLartë