Shehi: Na mungoi vetëm goli, më kënaqi paraqitja e Tiranës time

Orges Shehi, trajneri i Tiranës, pas derbit me Partizani deklaroi në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport:  “Jemi të kënaqur me atë që prodhuam në fushë, në çdo ndeshje kërkojmë maksimumin. Gjithsesi dihet që derbi është derbi dhe ka të tre rezultatet të pranishme. Por e them që jemi të kënaqur me atë që dhamë në fushën e lojës.

Sulmi? Unë mendoj që Seferi ka bërë ndeshje shumë të mirë. Edhe pse Xhixha nuk është në 100% ka shkuar shumë herë në pozicion goditje. Pastaj kundërshtari ka edhe mbrojtës, por derbi mund të vendoset nga një episod. Jemi të kënaqur që shkuam deri në metrat e fundit, por aty na mungoi pastaj kthjelltësia.

Goli është qershia mbi torte, por e rëndësishme është që skuadra bën presion, nuk e lë kundërshtarin t’i afrohet portës. Kur them që është ndeshje e mirë, mungon vetëm goli dhe në futboll sigurisht që ka edhe kështu.

Skuadra sot ishte me grintë dhe agresive, e mbajti ekipin kundërshtar në presion. Nuk ka ndikuar ndalesa e Laçit se e dimë që ka edhe shumë javë lojë. Kemi dalë shpeshherë në pozicion goditje, kjo është e rëndësishme. Kemi goditur sa kemi patur mundësi, ndoshta mund të bënim më mirë, në metrat e fundit u nxituam pak dhe nga dëshira e madhe ai pasi i fundit, apo goditja mund të kishim dalë te goli”, tha Shehi. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nga përhapja e madhe e zjarrit evakuohen 600 shtëpi në Florida

Story i radhës

Shitje të çmendura të serialit komik ku luan presidenti ukrainas

Të fundit nga