Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur pas fitores 0-2 ndaj Teutës. Në emisionin Gol Pas Goli në Supersport, Shehi theksoi se Devid i shërben skuadrës edhe kur nuk shënon ndërsa shtoi se Xhixha nuk rrezikon ndeshjen derbi ndaj Partizanit.
Gati për derbin? “Është një fitore e rëndësishme për vazhdimësinë, ishte një ndeshje që vinte pas tre ditëve, dhe duhej të harronim shpejt fitoren. E vlerësuam kundërshtarin dhe gjatë lojës iu përshtatem kundërshtarit. Xhixha nuk është në 100% dhe nuk donim ta rrezikonim kur mori një goditje por është positive gjendja e tij dhe e gjithë të tjerëve”.
Pse nuk shënon Devid kur Tirana shënon lehtë? “Ai na shërben shumë në manovrën tonë dhe në hapjen e zonave, në luftën e ajrit dhe disa gola kanë ardhur për shkak të kësaj. Kur ti vijë rasti do të shënojë, por edhe kështu do na shërben”.
Behiratche ka humbur pozicionin e titullarit? “Ne edhe në ndeshjen e kaluar menduam ta vazhdojmë me Najdovskin dhe Hoxhallarin, është pjesë e formacionit. Por, varet edhe nga kundërshtari dhe mënyra që kërkohet pak eksperiencë se kampionati është në fazë vendimtare. Behiratche është i rëndëisshëm kur futet dhe është pjesë e rëndësishme e Tiranës”, u shpreh Shehi.