Tiranës, ose më saktë Orges Shehit, i du het një “shkëndijë” për fitoren, në ndeshjen e sotme përballë Kastriotit, e vlefshme për javën e katërt të Superiores.
Trajneri thekson në konferencën për shtyp së është bardheblu dhe nuk është momenti për të folur për diçka të tillë, duke iu referuar interesimit nga Shkëndija e Tetovës.
Shehi shpjegon gjithashtu ndryshimet e pozicioneve që Tirana ka pësuar dhe shprehet se Kastrioti është një ekip që i bën detyrat mirë në shtëpinë e vet.
Si është e vërteta me Shkëndijën e Tetovës, ka pasur një ofertë drejt jush?
Unë mendoj që jemi para ndeshjes dhe deri më 31 maj të vitit tjetër jam trajneri i Tiranës e këtë e kam të ngulitur në kokë mirë sepse pas ndeshjeve të Europës kërkoja të bëhej një ndryshim për të marrë përgjegjësitë e skuadrës, edhe pse skuadra në disa momente çedoi edhe për shkak të gabimeve individuale, por duke qenë trajner mendoj që trajneri duhet t’i marrë përsipër. Pas atij momenti, nuk mendoj se është çështje për të folur për skuadra të tjera kur ne kemi ndeshjen nesër (sot) dhe fokusi është i gjithi te Kastrioti, përgjigjet Shehu.