Shehi – i pakënaqur me arbitrimin

February 20, 2022
1 minut lexim

Tirana pësoi humbje 2-1 në Kamëz ndaj Kastriotit, ndërsa trajneri Orges Shehi u shfaq i pakënaqur me vendimet e arbitrit dhe sidomos me faktin që u luajt shumë pak lojë efektive, për shkak edhe të terrenit të vështirë.

“Ndryshon terreni, ndryshon kundërshtari dhe sjellja e tij, ndaj çdo gjë bëhet më e komplikuar. Ndaj një kundërshtari agresiv, që ngjeshet mbrapa dhe në një terren si ky, është gjithmonë e më e vështirë të fitosh. Për më tepër, sot u bë shumë pak lojë efektive dhe natyrisht edhe shanset për të shënuar janë akoma më pak. Sa u përket faulleve, apo pretendimeve për penallti në rastin e Xhixhës, le të gjykojnë të tjerët nga studio.

Gjumsi është mirë, por ka marrë një të çarë në ballë dhe e ndërruam për të mos rrezikuar ta fashojmë. Nuk kishte nevojë të linim skuadrën me 10 futbollistë, pasi kishim edhe një ndërrim dhe donim të shmangnim humbjen. Për fat futbollisti është mirë. Dejvid nuk ishte në gjendje të mirë, por shtuam sulmuesit në fushë dhe nuk donim ta hiqnim, pasi e dinim që mund të bënte diferencën edhe me një rast.

Për arbitrimin nuk kam çfarë të them, pasi ka shumë pak lojë efektive dhe vendimet nuk merren në qetësi, por ka instanca të tjerë që duhet të merren me këto. Unë personalisht jam i pakënaqur.

Nuk mund të luanim me 3-5-2 pasi kishim mungesa, ndërsa për kundërshtarin nuk mendojmë, pasi do të përballemi direkt me ta javën tjetër. Kemi humbjen e parë pas shumë javësh dhe nuk ka vend për alarm”, u shpreh Shehi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dy viktima dhe 183 raste të reja më Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Story i radhës

Basha thirrje SPAKU-t: Mos u intimido nga presioni i Edi Ramës

Të fundit nga

ShkoLartë