shehaj i pergjigjet rames kush me ftoi ne rezidencen e trump 67de0b6592672

Shehaj i përgjigjet Ramës: Kush më ftoi në rezidencën e Trump

March 22, 2025
min lexim

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, iu përgjigj përmes një videoje në rrjetet sociale komenteve që kryeministri Rama bëri nga Njësia numër 2 në Tiranë, në lidhje me vizitën që kreu i Partisë Mundësia pati në Mar-a-Lago disa ditë më parë.

Kryesocialisti tha me nota ironike se Shehaj kishte shkuar në rezidencën e Trump, por nuk e kishte takuar të zotin e godinës.

Shehaj, në përgjigjen e tij, publikoi foto nga takimet në rezidencën e Trump në Florida, ku shihet në praninë e kongresmenëve dhe senatorëve amerikanë.

Kreu i parties Mundësia vijoi deklaratat mbështetëse ndaj reformës në drejtësi, ku tha se 11 maji është një datë ku njerëzit duhet të vendosin nëse janë pro drejtësisë që po lufton korrupsionin ose nëse janë me politikanët e korruptuar.

“Në fakt, Edi Rama ka qenë në Trump Tower, kjo del nga dosja McGonigal, ku Edi Rama është në dosjen e FBI-së. Dua të sqaroj opinionin publik që unë kam qenë në Mar-a-Lago me ftesë të një senatori amerikan. Kam qenë në një takim me kongresmenë, senatorë, sipërmarrës të rëndësishëm dhe personalitete shumë afër administratës Trump. E vërteta është që ka mbaruar koha e politikanëve shqiptarë banalë dhe të korruptuar që me paratë që i kanë vjedhur qytetarëve, me paratë tuaja, kanë blerë fotografi për të mbajtur pushtetin e tyre dhe sot për t’i shpëtuar drejtësisë dhe këto fotografi që kanë blerë me paratë tuaja, vijnë dhe ua shesin ju si arritje të madhe politike. Në Shqipëri ka filluar një proces që po lufton më në fund korrupsionin, ku të korruptuarit po shkojnë në burg dhe as tyre nuk ju duket e besueshme si mund të ndodhë një gjë e tillë, por ja që po ndodh. Në datën 11 maj duhet të vendosim me kë jemi, jemi me drejtësinë apo jemi me të korruptuarit dhe kjo është gjëja më e rëndësishme dhe kjo duhet të jetë tema kryesore”, tha Shehaj.

Çfarë deklaroi Rama nga Njësia Numër 2?

“Ej po ky, e patë atë që thoshte ‘po ju flas nga Mar-a-lago’. Si me shku unë në Trump Tower në Nju Jork dhe të them ‘po ju flas nga Trump Tower, mbështetje e plotë e reformës’. Megjithatë kokëderr i fortë, dhe me të thënë të drejtën për t’u respektuar për faktin që doli vetë atje, sprovë është ajo. Të paktën në kënetë nuk hyri, se për të tjerat pastaj… ajo ‘ju flas nga Mar-a-lago’ ishte e bukur shumë. Nuk e takova dot të zotin e godinës se ishte i zënë me Agron Gjekmarkajn.”

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

jennifer lopez eshte gati per nje romance te re pas divorcit nga ben affleck 67de01d0a8f56
Story i mëparshëm

Jennifer Lopez është gati për një romancë të re pas divorcit nga Ben Affleck

arkeologet zbulojne nje statuje 1700 vjecare te herkulit pa koken e tij 67de4d078e8ac
Story i radhës

Arkeologët zbulojnë një statujë 1,700-vjeçare të Herkulit, pa kokën e tij

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë