Shefja e Komisionit Evropian: Vëllimi i ndihmës që arrin në Gaza “shumë i vogël për të përmbushur nevojat masive”

November 6, 2023
min lexim

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se Bashkimi Evropian (BE) po rrit ndihmën e saj humanitare për Gazën me 25 milionë euro të tjera, duke theksuar se vëllimi i ndihmës që hyn në Gaza është “shumë i vogël për të përmbushur nevojat masive humanitare” atje, raporton Anadolu.

“Ndihma po hyn tani përmes pikës kufitare Rafah, por vëllimet mbeten shumë të vogla për të përmbushur nevojat masive humanitare në Gaza”, tha von der Leyen në fjalimin e saj në Konferencën e Ambasadorëve të BE-së në Bruksel.

Duke theksuar se ndihma për civilët në Gaza është “thelbësore” mes situatës “të tmerrshme” humanitare, von der Leyen tha se “numri i të vdekurve dhe vuajtjet e civilëve palestinezë është tragjik”.

Më tej, von der Leyen njoftoi 25 milionë euro shtesë në ndihmë humanitare, duke e çuar shumën totale të ndihmës në 100 milionë euro.

Blloku evropian, tha ajo, gjithashtu po punon në “rrugë plotësuese” si korridori detar nga administrata greke e Qipros Jugore për të “garantuar një rrjedhë të qëndrueshme, të rregulluar dhe të fuqishme” të ndihmës në Gaza.

“Derisa Izraeli ka të drejtë të luftojë Hamasin, gjithashtu është thelbësore që ai të përpiqet të shmangë viktimat civile dhe të jetë sa më i shënjestruar”, tha von der Leyen, duke shtuar se “çdo jetë njerëzore ka rëndësi, qoftë izrelite apo palestineze”.

Ajo theksoi se nuk ka “zgjidhje tjetër të qëndrueshme për këtë, përveç zgjidhjes me dy shtet”.

Sipas von der Leyen, një zgjidhje e tillë do të kërkonte që Gaza të mos jetë një “strehë e sigurt për terroristët”, duke shtuar se nuk mund të ketë “prani afatgjate të sigurisë izraelite” në Gaza.

Ushtria izraelite ka nisur sulme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Të paktën 10.022 palestinezë, përfshirë 4.104 fëmijë dhe 2.641 gra, janë vrarë në bombardimet izraelite në Rripin e Gazës. Sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është pothuajse 1.600.

Përveç numrit të madh të viktimave dhe zhvendosjeve masive, furnizimet bazë po mbarojnë për 2.3 milionë banorët e Gazës për shkak të rrethimit izraelit.

Mijëra njerëz në shumë vende dolën në rrugë për të shprehur mbështetjen për Palestinën, ndërsa disa nga protestat janë ndaluar në Francë.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Llukarevska “ëmbëltohet” në Çarshi, thotë se ka skanuar llogarinë fiskale

Story i radhës

Zbardhet ngjarja në Lezhë! 58-vjeçari u godit nga një makinë, shoferi u largua nga vendngjarja

Të fundit nga

ShkoLartë