Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani nesër do të jetë nikoqir i Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, e cila do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Siç kumtoi MPJ, krahas marrëdhënieve bilaterale, në fokus të bisedimeve do të jetë edhe dosja evropiane e vendit, çështjet rajonale, sfidat gjeopolitike dhe bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, si dhe kryesimi i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në.
Në kuadër të qëndrimit të saj në Shkup, Fajon pritet të takohet edhe me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, si dhe me Zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resorëve Ekonomikë dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi.