Shefi i ushtrisë izraelite urdhër për ‘vigjilencë’ pas vrasjes së 9 palestinezëve

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Izraelit, Herzi Halevi, ka urdhëruar ushtrinë të rrisë nivelin e vigjilencës pas bastisjes në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar, ku u vranë nëntë palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate me shkrim nga ushtria izraelite, Halevi ka mbajtur një takim për të vlerësuar bastisjen në Jenin, ku kanë marrë pjesë zyrtarë të ushtrisë dhe sigurisë së brendshme.

Në takim është thënë se “forcat izraelite kryen bastisjen në Jenin sot për të përmbysur një celulë që po planifikonte të kryente sulme kundër qytetarëve dhe forcave të sigurisë”.

Në deklaratë thuhet se shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Halevi, ka urdhëruar rritjen e vigjilencës së ushtrisë dhe vazhdimin e bastisjeve kundër sulmeve të mundshme.

Ndryshe, në bastisjen që forcat izraelite kryen sot në kampin e refugjatëve Jenin u vranë nëntë palestinezë. Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se gjatë bastisjes janë plagosur po ashtu 20 palestinezë, katër prej të cilëve rëndë.

Që nga fillimi i vitit, gjithsej 29 palestinezë, përfshirë pesë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.





Story i mëparshëm

Tronditje për Milanin

Story i radhës

Tri vjet burgim personit që u mundua ta fus në qarkullim kartëmonedhën e falsifikuar

Të fundit nga