Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se Vladimir Putin po shpreson që reagimi në bllok i Evropës ndaj tij do të thyhet pasi rritja e çmimeve mund të godasë qytetarët evropianë.
“Presidenti i Rusisë sheh lodhjen e evropianëve dhe hezitimin e qytetarëve të tyre për të përballuar pasojat e mbështetjes për Ukrainën. Ne do të duhet të durojmë, të shpërndajmë kostot brenda BE-së”, tha Borrell në një intervistë për AFP.
Ai shtoi duke thënë se “Ne duhet t’i japim Ukrainës mbështetje që shkon përtej furnizimit me armë. Përballë dikujt që refuzon të ndalojë luftën, ne duhet të jemi në gjendje të rezistojmë.
Mbajtja e 27 shteteve anëtare të bashkuara ishte një detyrë që duhej kryer “ditë pas dite. Shtetet anëtare janë zotër të politikës së tyre të jashtme. Ne duhet të sigurohemi që interesat e tyre të arrijnë një pikë të përbashkët. Jemi gjithmonë në gjendje kompromisi”