Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka thënë se është “i shqetësuar për çoroditjen e konceptit të paqeruajtjes” pasi Moska urdhëroi trupat ruse në zonat e kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore për “funksione paqeruajtëse”.
“Kur trupat e një vendi hyjnë në territorin e një vendi tjetër pa pëlqimin e tij, ata nuk janë paqeruajtës të paanshëm.
Ata nuk janë aspak paqeruajtës”, citohet të ketë thënë Guterres nga agjencia e lajmeve Reuters.
Më herët, SHBA-ja hodhi poshtë justifikimin e Rusisë për të vendosur trupa si paqeruajtës si “të pakuptimta”.