Shefi i OKB-së paralajmëron për katastrofë nëse klimës nuk i jepet përparësi

min lexim

Duhet të ripërcaktohen ndryshimet klimatike, përndryshe bota do të përballet me katastrofë, ka njoftuar shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, shkroi të mërkurën BBC-ja.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së në një intervistë para konferencës së madhe për klimën në Egjipt ka thënë se ka pasur tendencë që ndryshimi i klimës të vihet në fund të prioriteteve.

“Nëse nuk jemi në gjendje të ndryshojmë trendin aktual, do të jemi të dënuar”, ka thënë ai në një intervistë dhënë BBC-së.

Konferenca, e njohur si COP27, do të bashkojë vendet për të diskutuar për trajtimin e ndryshimeve klimatike.

Guterres tha se problemet aktuale globale si inflacioni, pushtimi rus i Ukrainës dhe çmimet e larta të energjisë dhe ushqimit po shpërqendrojnë qeveritë. Ai kërkoi që ndryshimi i klimës të vihet në qendër të debatit ndërkombëtar.

“Qeveritë duhet të japin 100 miliardë dollarë financa të premtuara për vendet në zhvillim që përballen me ndikimet më të rënda të ndryshimeve klimatike”, këmbëngul Guterres.
Ai bëri thirrje të mos investohet në më shumë lëndë djegëse fosile dhe tha se në vend të kësaj duhet mbështetur energjinë e rinovueshme.

Konferenca COP27 do t’i bashkojë liderët globalë në Sharm el-Sheikh të Egjiptit nga 6 deri në 18 nëntor për të diskutuar mbi përparimin që është bërë në përmbushjen e qëllimeve klimatike.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si ta motivoni veten kur nuk ju shkohet në punë

Story i radhës

Rihanna tregon datën e rikthimit në muzikë me këngën për vazhdimin e “Black Panther” që i kushtohet të ndjerit Chadwick Boseman

Të fundit nga