Shefi i OKB-së i dërgon letër me ‘propozime konkrete’ Rusisë për rikthimin e marrëveshjes së drithërave

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se i ka dërguar letër ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov, ku ka paraqitur një “një sërë propozimesh konkrete” që mundësojnë krijimin e kushteve për rinovimin e nismës së drithërave të Detit të Zi, raporton Anadolu.

“Kemi disa zgjidhje konkrete për shqetësimet që mundësojnë qasje efektive ose më efektive të ushqimit dhe plehrave ruse në tregjet globale me çmime të përshtatshme”, u tha Guterres gazetarëve gjatë një konference për shtyp në selinë e OKB-së në New York.

“Ne besojmë se nisma e Detit të Zi ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm për t’i bërë tregjet ushqimore më të përshtatshme për objektivat tona të sigurisë ushqimore”, tha ai, duke shtuar se marrëveshja uli çmimet dhe krijoi kushte për qasje në tregjet globale për shumë vende.

“Besojmë se do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme rikthimi i saj. Dhe në të njëjtën kohë, ne kemi marrë parasysh kërkesat ruse dhe besoj se paraqitëm një propozim që mund të jetë bazë për rinovimin”, tha shefi i OKB-së.

Megjithatë, Guterres theksoi se marrëveshja e rinovuar “duhet të jetë e qëndrueshme”.

“Ne nuk mund të kemi një nismë të Detit të Zi që kalon nga kriza në krizë, nga pezullimi në pezullim. Duhet të kemi diçka që funksionon, edhe atë në të mirë të të gjithëve”, tha ai.





Story i mëparshëm

Bate zhbllokon rezultatin, Ballkani nën presion

Story i radhës

Këshilli Prokurorial: Janë rikthyer 1.1 milion euro nga 2.1 milionë euro të vjedhura nga Thesari i Shtetit

Të fundit nga