shefi i okb se apelon per reforma qeverisja globale ka ngecur ne kohe 6509b80fd3bbc

Shefi i OKB-së apelon për reforma: Qeverisja globale ka “ngecur në kohë”

September 19, 2023
1 minut lexim

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, në hapjen e sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka kërkuar nga udhëheqësit botërorë të reformojnë institucionet multilaterale, përfshirë Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe arkitekturën financiare ndërkombëtare, bazuar në realitetet aktuale ekonomike dhe politike, raporton Anadolu.

“Qeverisja globale ka ngecur në kohë. Mos shikoni më larg se Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe sistemi ‘Bretton Woods’. Ato pasqyrojnë realitetet politike dhe ekonomike të vitit 1945”, tha Guterres në mbledhjen më të madhe diplomatike në botë në selinë e OKB-së në New York.

“Bota ka ndryshuar, institucionet tona nuk kanë (ndryshuar). Ne nuk mund t’i trajtojmë në mënyrë efektive problemet ashtu siç janë nëse institucionet nuk e pasqyrojnë botën ashtu siç është”, tha Guterres.

Shefi i OKB-së paralajmëroi se bota po i afrohet një “frakture të madhe” në sistemet ekonomike dhe financiare. Ai theksoi se marrëdhëniet tregtare me tensionet gjeopolitike po rriten.

“Alternativa e reformës është fragmentimi i mëtejshëm. Është reformë ose thyerje”, tha ai.

Duke adresuar çështjet urgjente me të cilat po përballet bota nga ndryshimet klimatike te luftërat, kërcënimet bërthamore, fatkeqësitë natyrore, pabarazitë dhe uria, Guterres tha se “nëse nuk i ushqejmë të uriturit, ne po e ushqejmë konfliktin”.

“Pavarësisht listës sonë të gjatë të sfidave globale, e njëjta frymë e vendosmërisë mund të na udhëheq përpara. Le të jemi të vendosur për të shëruar përçarjet dhe për të krijuar paqen”, tha Guterres.





MARKETING

RENT A CAR

informatizimi 30 e punonjesve perdorin kompjuterin si mjet kryesor te punes 6509b793946be
Story i mëparshëm

Informatizimi, 30% e punonjësve përdorin kompjuterin si mjet kryesor të punës

nadal e pret mbappen ne real synon te behet president 6509b88357c76
Story i radhës

Nadal e pret Mbappen në Real, synon të bëhet president

Të fundit nga

Jeep prezantoi një koncept mbi një koncept

Panairi Overland Expo West filloi më herët sot dhe Jeep e shfrytëzoi këtë ngjarje për të zbuluar një koncept mbi koncept – tendën e çatisë Jeep Performance Parts. I montuar në çatinë
ShkoLartë