Shefi i OBSH-së: Neglizhimi i Covid 19 mund të krijojë një variant edhe më vdekjeprurës

December 4, 2022
1 minut lexim

Neglizhimi i Covid 19 këtë vit po krijon kushtet perfekte që të shfaqet një variant i ri vdekjeprurës, tha të premten kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Komentet e Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus shënuan një ndryshim në ton vetëm disa muaj pasi ai tha se bota nuk ka qenë kurrë në një pozicion më të mirë për t’i dhënë fund pandemisë.

Agjencia globale e shëndetit vlerëson se rreth 90% e popullsisë së botës tani ka njëfarë niveli imuniteti ndaj SARS-COV-2 qoftë për shkak të infeksionit të mëparshëm ose vaksinimit.

“Mungesat në testim… dhe vaksinim po vazhdojnë të krijojnë kushtet perfekte për të shfaqur një variant të ri që mund të shkaktojë më shumë viktima”, tha Tedros.

Infeksionet me Covid 19 janë në nivele rekord në Kinë dhe kanë filluar të rriten në pjesë të Britanisë pas muajsh rënieje.

OBSH u bëri thirrje qeverive globale që të përqendrohen në rritjen e vaksinimit tek personat në rrezik, siç janë njerëzit mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje .

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot zgjedh kryetarin e ri

Story i radhës

Nën hetim Granit Xhakën! Rama: Pse nuk reagova, nacionalizmi është qesharak dhe i rrezikshëm

Të fundit nga

Gënjeshtra, dobësi apo aftësi?

A mund të na çojë një gënjeshtër e bardhë në rrugën e një mashtrimi më të madh? Pasi themi një gënjeshtër, çfarë mund të na ndalojë për të  gënjyer? Pse ndonjëherë mendojmë
ShkoLartë