Shefi i NATO-s thirrje Rusisë të tërhiqet nga vendimi për pezullimin e traktatit bërthamor ‘New START’

February 21, 2023
min lexim

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Rusisë të tërheqë vendimin e saj për pezullimin e traktatit të armëve bërthamore “New START”, raporton Anadolu.

“I bëj thirrje Rusisë sot që të rishqyrtojë vendimin e saj për të pezulluar pjesëmarrjen në marrëveshjen ‘New START’”, tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi pasi u takua me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Ai deklaroi se “më shumë armë bërthamore dhe më pak kontroll i armëve e bëjnë botën më të rrezikshme” dhe theksoi rëndësinë e një rendi botëror të bazuar në rregulla.

Komentet e Stoltenbergut pasuan një fjalim të presidentit rus Vladimir Putin në të cilin ai njoftoi se vendi i tij nuk do të zbatojë më traktatin që synon të kontrollojë dhe reduktojë armët strategjike bërthamore të dislokuara nga SHBA-ja dhe Rusia.

Stoltenberg iu përgjigj gjithashtu akuzës së Putinit se Perëndimi provokoi dhe përshkallëzoi luftën në Ukrainë, duke thënë: “Askush nuk po sulmon Rusinë. Rusia është agresori”.

Borrell gjithashtu hodhi poshtë argumentet e Putinit, duke thënë se sipas Kartës së OKB-së, është krejtësisht legjitime të mbështetet një vend i cili sulmohet.

I nënshkruar në vitin 2010 dhe e zgjatur në 2021 për pesë vjet të tjera, traktati synon të kontrollojë dhe reduktojë forcat bërthamore strategjike të përdorura nga SHBA-ja dhe Rusia.

Mbështetje për Ukrainën

Udhëheqësit e NATO-s, BE-së dhe Ukrainës u takuan për herë të parë në këtë format trepalësh, të cilin Borrell e përshkroi si “historik”.

Stoltenberg përsëriti thirrjen e tij drejtuar aleatëve të NATO-s për të “ruajtur dhe forcuar mbështetjen ushtarake për Ukrainën”.

Borrell gjithashtu ra dakord që prodhimi ushtarak duhet të rritet, por theksoi se “ne duhet të përdorim atë që kemi”.

Ai njoftoi se u kishte dërguar një letër të gjithë ministrave të mbrojtjes të BE-së të hënën duke u kërkuar atyre që “të kryejnë dërgesa sipas kontratave të nënshkruara tashmë me industrinë e mbrojtjes, duke i dhënë përparësi Ukrainës”, në vend që të rimbushin rezervat e tyre.

Stoltenberg njoftoi gjithashtu se kanë rënë dakord që NATO do të ndihmojë Ukrainën në krijimin e një “sistemi efektiv, të përgjegjshëm dhe transparent të blerjeve” pas zbulimeve të fundit të vendit për korrupsion në blerjet e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lajm i trishtë nga Brazili

Story i radhës

Qeveria miratoi masa për qëndrueshmëri dhe mbrojtje kibernetike

Të fundit nga

ShkoLartë