Shefi i NATO-s: SHBA-ja duhet të sigurojë që Ukraina të fitojë nëse dëshiron të merret me Kinën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York se “detyra e tij kryesore” këtë javë është të mobilizojë më shumë mbështetje për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, raporton Anadolu.

“Nëse Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për Kinën dhe duan të kthehen drejt Azisë, atëherë duhet të siguroheni që (presidenti rus Vladimir) Putin të mos fitojë në Ukrainë”, tha Stoltenberg në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë, një institut amerikan.

Shefi i NATO-s theksoi se një skenar i tillë do të thotë “ushtria e dytë më e madhe në Evropë (Ukraina) në anën tonë”.

“Atëherë do të kemi një ushtri të dobësuar ruse dhe gjithashtu një Evropë që me të vërtetë do të bëjë hap para me shpenzimet e mbrojtjes. Kjo do ta bëjë më të lehtë për ju që të përqendroheni edhe te Kina”, shtoi ai.

Ai përsëriti mbështetjen e tij për anëtarësimin e Ukrainës në NATO në të ardhmen.

“Ukraina do të bëhet anëtare, por unë do të them se është edhe më e rëndësishme që ne kemi përcaktuar rrugën se si ta arrijmë këtë qëllim. Pra, Ukraina është më afër anëtarësimit në NATO tani se kurrë më parë”, tha ai.





Story i mëparshëm

Surface Laptop Studio 2 sjell më shumë porta dhe procesorë të gjeneratës së fundit

Story i radhës

Kosovë, Kurti priti një delegacion të përfaqësuesve politikë të shqiptarëve dhe të boshnjakëve në Serbi

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez