Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar se Rusia do të vazhdojë të sulmojë rrjetin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës, atë të gazit dhe në infrastrukturat tjera që konsiderohen si shtyllat e funksionimit të një shteti.
Duke folur para gazetarëve në Bukuresh para takimit dyditor të ministrave të Jashtëm të NATO-s, ai tha se “veprimet e tilla të presidentit Vladimir Putin në sezonin e dimrit, janë tentim që dimrin ta shfrytëzojë si armë në Ukrainë”, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë që në adresimin e mbrëmshëm, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar bashkëkombësit që të përgatiten për një sërë sulmesh raketore në Ukrainë.
“E kemi kuptuar që terroristët po bëhen gati për sulme të reja. Këtë e dimë me siguri. Deri kanë akoma raketa, për fat të keq nuk do të ndalen”, shtoi Zelensky.
Në anën tjetër, NATO-ja është zotuar se do të vazhdojë ta ndihmojë Ukrainën, duke i dërguar armë të kalibrit të ndryshëm për t’ju kundërvënë agresionit rus. /Telegrafi/
Burimi: GAZETA.MK