Adam Mosseri është i bindur se shtimi i një veçorie mund të përmirësojë Instagramin.
Gjatë një eventi të fundit AMA (ask me anything) me përdoruesit, shefi i Instagramit, Adam Mosseri e bëri të qartë se çfarë duhet të marrë aplikacioni i njohur.
Sipas tij, Instagram duhet të zbatojë një funksion të vogël, por të rëndësishëm, të cilin tashmë e kanë konkurrentët e tij si TikTok dhe YouTube – picture-in-picture (PIP).
Kjo do të thotë që përdoruesit e Instagram-it së shpejti mund të jenë në gjendje të kryejnë shumë detyra në pajisjet e tyre, ndërkohë që shikojnë në të njëjtën kohë Reels dhe përmbajtje të tjera në aplikacion.
Për më tepër, Instagram po punon për të përmirësuar funksionin e tij të kërkimit këtë vit, duke përfshirë aftësinë për të kërkuar përmbajtje dhe jo vetëm llogari të tjera.
Burimi: botasot.info