Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, është pritur në takim nga presidenti i Irakut, Abdul Latif Rashid, transmeton Anadolu.
Sipas një njoftimi nga ministria turke, Fidan dhe Rashid në takimin e tyre diskutuan çështjet për rritjen e tregtisë dypalëshe, luftën kundër terrorizmit dhe shfrytëzimin efikas të ujërave të kapërcejnë kufirin mes dy vendeve.
Që dje, Fidan qëndron në një vizitë zyrtare në Bagdad, ku u prit edhe nga homologu i tij irakian, Fuad Hussein, të cilët pas takimit u adresuan në një konferencë të përbashkët për media.
Fidan gjithashtu pritet të takohet edhe me kryeministrin irakian, Mohammed Shia Al-Sudani, kreun e parlamentit irakian, Mohammed al-Halbousi dhe përfaqësues të komunitetit turkmen.
Shefi i diplomacisë turke do të takohet edhe me zyrtarë të Administratës Rajonale Kurde të Irakut në Erbil.