Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, ka deklaruar se vendi i tij pret që “Iraku, nga miqësia dhe vëllazëria, ta njohë zyrtarisht PKK-në si një organizatë terroriste”, raporton Anadolu.
“Ne nuk duhet ta lejojmë organizatën terroriste PKK, e cila është një armik i ndërsjellë i Türkiyes dhe Irakut, të helmojë marrëdhëniet tona dypalëshe”, tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media në Bagdad me homologun e tij irakian, Fuad Hussein.