Shefi i diplomacisë së Azerbajxhanit: Armenia pengon nënshkrimin e marrëveshjes së paqes

February 28, 2023
min lexim

Ministri i Punëve të Jashtme i Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov, ka deklaruar se Armenia po pengon nënshkrimin e marrëveshjes së paqes dhe se po refuzon të marrë pjesë në një raund të tretë negociatash, raporton Anadolu.

“Faza aktive për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje tani është prapa nesh. Pala armene aktualisht po pengon nënshkrimin e marrëveshjes së paqes dhe ne gjithashtu pamë se ata refuzuan të marrin pjesë në raundin e tretë të negociatave”, tha Bayramov në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij rus, Sergey Lavrov, i cili dje mbërriti në Baku për një vizitë zyrtare.

Bayramov tha se në takim me kryeministrin rus diskutuan situatën aktuale në rajonin e Kaukazit Jugor, takim në të cilin, siç tha ai, theksoi gjithashtu rëndësinë e marrëveshjeve trepalëshe.

Ai tha se në takim janë trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me periudhën pas konfliktit dhe përpjekjet për nënshkrimin e marrëveshjes së paqes ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë. Ai shtoi se Baku është i gatshëm të marrë pjesë në bisedimet trepalëshe, por Jerevani nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare.

“Çështja në lidhje me aktivitetet ilegale të Armenisë në tokat e Azerbajxhanit, që dikur ishin të pushtuara, duhet të diskutohet në nivel legal. Marrëveshja e paqes nuk ka asnjë ndikim në procesin e nënshkrimit, por ajo negociohet në mënyrë të ndarë”, ha Bayramov lidhur me çështjen e arbitrazhit të ngritur së fundmi nga Baku kundër Jerevanit për shfrytëzimin e burimeve energjetike në rajonin e Karabakut, i cili ishte nën pushtim armen për afër 30 vjet.

Lavrov, nga ana e tij, tha se pati një marrëveshje dhjetorin e vitit të kaluar midis të gjitha palëve për të zhvilluar bisedimet e ardhshme trepalëshe në Moskë, por theksoi se Armenia e njoftoi Rusnië se nuk mund të marrë pjesë takim.

“Pala armene gjithashtu ka deklaruar se nuk e kundërshton këtë, por nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare për momentin. Nuk mendoj se do të insistojmë në ofrimin e shërbimeve tona. Megjithatë, këto propozime janë të njohura për të dyja palët”, tha Lavrov.

Lavrov gjithashtu theksoi se funksionimi i rrugës Lachin, që lidh Armeninë me rajonin e Karabakut, duhet të jetë në pajtim me deklaratën treplaëshe të nëntorit të vitit 2020, e cila thekson rëndësinë e “sigurimit të ndihmave humanitare dhe kalimin e civilëve pa përjashtim”.

“Ne po mundohemi të arrijmë këtë përmes kontakteve tona dhe kryesisht përmes forcave paqeruajtëse. Vendosja e ndonjë postblloku atje (në Karabak) nuk është diskutuar. Megjithatë, me mjete teknike është e mundur që të eliminohet dyshimi se korridori nuk po përdoret në përputhje me qëllimin e tij. Ne adresuam atë sot”, tha Lavrov.

Më tej, Lavrov gjithashtu komentoi vendosjen e një misioni civil të Bashkimit Evropian (BE) në Armeni, që u nis zyrtarisht dje, duke theksuar se kjo ngre “dyshime serioze për sa i përket legjitimitetit”.

“Ne nuk mund të komentojmë detajet e njoftimeve nga Brukseli. Ne shohim se si BE-ja ka abuzuar me marrëdhëniet e saj me Armeninë dhe Azerbajxhanin. Në të njëjtën kohë, funksioni, qëllimet dhe mandati i misionit ngre shumë pikëpyetje nëse ky mision do t’i shtojë vlerë shtesë përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve Armeni-Azerbajxhan”, u shpreh Lavrov.

Bayramov dhe Lavrov më vonë morën pjesë në takimin e tretë të Këshillit të Ekspertëve Rusi-Azherbajxhan, ku u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërmjet ekspertëve azerbajxhanas dhe rus.

Marrëdhëniet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Karabakun, një territor i njohur në nivel ndërkombëtar si pjesë e Azerbajxhanit, si dhe shtatë rajone të tjera të afërta.

Në vjeshtën e vitit 2020, gjatë 44 ditëve të luftimeve të rënda, Azerbajxhani çliroi një pjesë të konsiderueshme të Karabakut dhe më pas u nënshkrua një marrëveshje e paqes e ndërmjetësuar nga Rusia.

Megjithatë, marrëveshja e paqes nuk i ka dhënë fund konfliktit përgjatë kufirit dhe mosmarrëveshjeve të tjera midis dy vendeve.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Manchester City, ashtu siç pritej, me lehtësi kualifikohet

Story i radhës

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, DASH: Krijimi i Asociacionit, kritik për ndërtimin e të ardhmes në Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë