Shefi evropian nënvizon humbjet ruse në thirrjen e Putinit

April 22, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel nënvizoi “llogaritjet e gabuara dhe humbjet” e Rusisë gjatë pushtimit në një telefonatë me Vladimir Putin, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Michel tha në Twitter se i kishte kërkuar presidentit rus që t’u jepte ukrainasve akses të menjëhershëm humanitar dhe kalim të sigurt nga Mariupol dhe qytete të tjera të rrethuara.

Ai theksoi se ishte edhe më e përshtatshme për ta bërë këtë në dritën e Pashkëve Ortodokse.

Një burim i tha BBC-së Michel i kishte paraqitur pozicionin e BE-së Putinit në “mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë”, duke shtuar se ai synonte “të depërtonte në vakumin e informacionit” që mund të ekzistojë rreth tij.

Michel këtë javë iu bashkua listës së liderëve të tjerë evropianë që kanë vizituar Kievin për bisedime me Presidentin Zelensky.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Alban Ramosaj ka të njëjtin hall si gjithë djemtë dhe ka një pyetje për fansat

Story i radhës

Aliu priti në takim përfaqësues të Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC)

Të fundit nga

ShkoLartë