Shefat e mbrojtjes të Türkiye-s, Rusisë dhe Sirisë dakord të vazhdojnë bisedimet për stabilitetin në Siri

December 28, 2022
1 minut lexim

Në një takim sot në Moskë, ministrat e Mbrojtjes së Türkiye-s, Rusisë dhe Sirisë ranë dakord të vazhdojnë takimet trepalëshe për të garantuar stabilitetin në Siri dhe në rajonin më të gjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në takim, të mbajtur në një “atmosferë konstruktive”, u ra dakord që të vazhdohet “formati i takimeve trepalëshe për të siguruar dhe ruajtur stabilitetin në Siri dhe rajonin në tërësi”, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

Në shoqëri të shefave të inteligjencës, ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar, homologu i tij rus Sergei Shoygu dhe homologu sirian Ali Mahmoud Abbas u takuan për të diskutuar “krizën siriane, çështjen e refugjatëve dhe përpjekjet e përbashkëta për të luftuar kundër të gjitha grupeve terroriste në Siri”.

Akar dhe Hakan Fidan, kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës të Türkiye-s (MIT), u nisën për në Rusi sot për takime në kryeqytetin Moskë.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mickoski: Nuk mund t’i lejojmë BDI-së monopol mbi shtetin

Story i radhës

Izrael, politikani homoseksual emërohet kryetar i parlamentit

Të fundit nga

ShkoLartë