SHBA vendosin sanksione ndaj Iranit për sulmin kibernetik të Korrikut kundër Shqipërisë

min lexim

Departamenti Amerikan i Thesarit vuri sanksione të reja ditën e sotme ndaj Ministrisë të Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit(MOIS) duke e akuzuar për sulmin kibernetik të muajit Korrik kundër qeverisë së Shqipërisë, një aleat i SHBA-ve dhe vend anëtar i NATO.

MOIS është agjencia lider e inteligjencës së Iranit dhe është ngarkuar me detyrën e koordinimit të përpjekjeve të inteligjencës të cilat janë në një linjë me objektivat e regjimit Iranian.

“Që prej 2007-ës, MOIS dhe aktorët e saj kibernetikë kanë kryer operacione kundrejt organizatave dhe qeverive të vendeve të ndryshme të botës duke goditur infrastrukturat e tyre kritike,” tha Departamenti i Thesarit.

“Në Korrik të 2022, aktorë kibernetikë të sponsorizuar nga qeveria e Iranit dhe MOIS goditën sistemet kompjuterike të qeverisë Shqiptare duke detyruar mbylljen e shërbimeve publike online për qytetarët.”

Pas lidhjes së sulmit kibernetik të Korrik me Iranin, kryeministri Shqiptar Edi Rama njoftoi javën e kaluar se vendi kishte shkëputur lidhjet diplomatike me Iranin duke kërkuar largimin e të gjithë stafit brenda 24 orëve.

SHBA-ja, NATO dhe Britani akuzuan Iranin për sulme kibernetike ndaj Shqipërisë dhe vendi duhet të mbahet përgjegjës për kërcënimet që i bën një vendi të NATOs.

MOIS besohet se kontrollon grupet e spiunazhit kibernetik SeedWorm dhe TEMP.Zagros. MuddyWater gjithashtu është lidhur me qeverinë Iraniane së bashku me APT39. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MEPSO mbështetë UNT-në me gjashtë bursa meritore

Story i radhës

Trusti në kontekst të zhvillimit ekonomik të Kosovës

Të fundit nga