shba u ben thirrje qytetareve te saj te largohen nga bjellorusia pasi lituania fqinje mbylli kufirin 64e398bdeb46a

SHBA u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Bjellorusia pasi Lituania fqinje mbylli kufirin

August 21, 2023
1 minut lexim

SHBA u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen “menjëherë” nga Bjellorusia pasi Lituania mbylli dy nga gjashtë pikat kufitare me vendin në mes të tensioneve në rritje në rajon, transmeton Anadolu.

“Mos udhëtoni në Bjellorusi për shkak të lehtësimit të vazhdueshëm të autoriteteve bjelloruse të sulmit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, ngritjes së forcave ushtarake ruse në Bjellorusi, zbatimit arbitrar të ligjeve lokale, potencialit të trazirave civile, rrezikut të ndalimit dhe aftësisë së kufizuar të ambasadës për të ndihmuar qytetarët amerikanë që banojnë ose udhëtojnë në Bjellorusi”, thuhet në paralajmërimin e ambasadës së SHBA-së në Minsk.

Ambasada amerikane u bëri thirrje qytetarëve të saj në Bjellorusi që të largohen nga vendi, duke përdorur pikat kufitare me Lituaninë dhe Letoninë ose përmes fluturimeve.

“Qytetarët e SHBA-së nuk lejohen të hyjnë në Poloni përmes tokës nga Bjellorusia. Mos udhëtoni në Rusi ose në Ukrainë”, thuhet më tej në njoftim.

Sipas ambasadës, qeveritë polake, lituaneze dhe letoneze kanë paralajmëruar për mbyllje të mëtejshme të kalimeve kufitare me Bjellorusinë.

Tensionet midis Bjellorusisë, aleatit të Rusisë, me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë javëve të fundit janë rritur, veçanërisht për shkak të pranisë së grupit paraushtarak Wagner, i cili gjeti strehim në Bjellorusi pas rebelimit të tij të shkurtër kundër Moskës në muajin qershor.





MARKETING

RENT A CAR

konfirmohen detajet e gjenerates se dyte te ores inteligjente te google 64e39842d7521
Story i mëparshëm

Konfirmohen detajet e gjeneratës së dytë të orës inteligjente të Google

turistet e pesojne keq ikin pa paguar por harrojne telefonin ne tavoline 64e3993472ac0
Story i radhës

Turistët e pësojnë keq! Ikin pa paguar, por harrojnë telefonin në tavolinë

Të fundit nga

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte
ShkoLartë