SHBA transferon më shumë se 1400 sisteme kundërajrore në Ukrainë

min lexim

SHBA ka transferuar më shumë se 1,400 sisteme anti-ajrore Stinger dhe 6,500 sisteme Javelin në Kiev, tha deputetja ukrainase Kira Rudik.

Lista përfshin gjithashtu helikopterët Mi-17, sistemet Harpoon dhe dronët, shkruan Sky News.

Kjo vjen pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi këtë javë se do të sigurojë një ndihmë ushtarake shtesë prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën në mes të luftës së saj të vazhdueshme me Rusinë.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha në një deklaratë: “Unë e informova presidentin (Volodymyr) Zelensky se Shtetet e Bashkuara po ofrojnë 1 miliard dollarë të tjera ndihmë për sigurinë për Ukrainën, duke përfshirë artileri shtesë dhe armë të mbrojtjes bregdetare, si dhe municione për artilerinë dhe sistemet e avancuara raketore që ukrainasit duhet të mbështesin operacionet e tyre mbrojtëse në Donbas”.

Ndryshe, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të zgjasë me vite.

Andaj ka shtuar ai, furnizimi me armatime më të fundit për trupat ukrainase do të rriste mundësinë e çlirimit të rajonit të Donbasit nga kontrolli rus.

“Ne duhet të përgatitemi për faktin se mund të duhen vite. Nuk duhet të heqim dorë nga mbështetja e Ukrainës”, citohet të ketë thënë Stoltenberg për Bild am Sonntag.

“(Kjo duhet të vazhdojë) Edhe nëse kostot janë të larta, jo vetëm për mbështetjen ushtarake, edhe për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve”. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Cilën lule përfaqësoni ju, sipas shenjës së zodiakut

Story i radhës

Parandalohen dy ngjarje kriminale, në Tiranë dhe Elbasan/ Në pranga 30 persona në kërkim

Të fundit nga