shba thirrje per lirimin e menjehershem te presidentit te burkina fasos 61ef259c9850f

SHBA thirrje për lirimin e menjëhershëm të presidentit të Burkina Fasos

January 24, 2022
1 minut lexim

UASHINGTON – Departamenti amerikan i Shtetit tha të hënën se ishte në dijeni të njoftimeve se Presidenti i Burkina Fasos, Roch Kabore, ishte ndaluar nga ushtria, por se ishte “tepër herët” për të përkufizuar zhvillimet në këtë vend të Afrikës Perëndimore.

“Bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Presidentit Kabore dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë, si dhe që forcat e sigurisë të respektojnë kushtetutën e Burkina Fasos dhe drejtuesit civilë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, gjatë një konference për shtyp.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve në këtë situatë të paqëndrueshme, të ruajnë qetësinë dhe të kërkojnë dialogun si mënyrën për të zgjidhur mosmarrëveshje”, shtoi zoti Price.

Një ushtar rebel qëllon në ajër në kryqëzimin Bobo, pranë kampit Lamizana, në kryeqytetin e Burkina Fasos, Ouagadougou, më 23 janar 2022.

Më herët të hënën, disa ushtarë rebelë ishin shfaqur në televizionin shtetëror për të njoftuar se kishin rrëzuar nga pushteti Presidentin Kabore dhe se tashmë një juntë ushtarake kontrollon vendin.

Ky zhvillim erdhi pasi ishin dëgjuar luftime të ashpra në zonën përreth pallatit presidencial në kryeqytetin Ouagadougou.

Megjithëse nuk dihej vendndodhja e Presidentit Kabore, njoftimet fillestare ishin se ai ishte ndaluar dhe mbahej nga rebelët, së bashku me disa anëtarë të qeverisë së tij./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

miremengjes me interes 61ef25950ab72
Story i mëparshëm

“Mirëmëngjes me interes”

e2808btrika gjeniale qe parandalojne kepucet tuaja te rreshqasin ne akull 61ef259f6ff42
Story i radhës

​Trika gjenialë që parandalojnë këpucët tuaja të rrëshqasin në akull

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 18 janar

Mbahet Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Restorant “Villa Natyra” Prugovc, kilometri i 10-të i magjistrales Prishtinë-Podujevë, ora 10:00) Nisin punimet për renovimin
ShkoLartë