SHBA: Teherani ka dërguar personel ushtarak në Krime t’u mësojnë rusëve si t’i përdorin dronët iranianë

min lexim

Shtëpia e Bardhë tha të enjten se SHBA-të kanë prova se trupat iraniane janë “angazhuar drejtpërdrejt në terren” në Krime, duke mbështetur sulmet e Rusisë me dron ndaj infrastrukturës dhe popullatës civile në Ukrainë.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby u tha gazetarëve se Irani ka dërguar një “numër relativisht të vogël” personeli ushtarak në Krime, për të ndihmuar trupat ruse në lëshimin e dronëve të prodhuar nga Irani. Në 2014, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar Rusia aneksoi Krimenë, një territor i Ukrainës.

“Informacioni që kemi është se iranianët kanë dislokuar në Krime personel që u mëson rusëve si t’i përdorin (dronët)e për të garantuar mbështetje teknike, por janë (trupat) ruse ata që po bëjnë pilotimin e dronëve”, tha zoti Kirby.

SHBA-të zbuluan për herë të parë këtë verë se Rusia po blinte dronë iranianë, gjë që Teherani e ka hedhur poshtë.

Zyrtarët amerikanë besojnë se Teherani mund të ketë dislokuar personel ushtarak për të ndihmuar rusët, pjesërisht për shkak të mungesës së njohurive që kanë trupat ruse në përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani. Sipas gjetjeve të zbulimit amerikan rusët u përballën me probleme teknike në përdorimin e dronëve iranianë, menjëherë pas dorëzimit të tyre në gusht.

Këto zhvillimeve, që tregojnë përfshirjen e Iranit në luftën e Moskës në Ukrainë, duke ofruar ndihmë teknike për trupat ruse, vijnë në momente të ndjeshme për Teheranit, ndërsa vendi është përfshirë nga protestat mbi vjekjen në paraburgim të një vajze 22 vjeçare. Administrata amerikane i ka vendosur sanksione të reja Iranit lidhur me shtypjen brutale të protestave antiqeveritare./VOA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rusët në Ukrainë po përgatiten të ndihmojnë në rrëzimin e Putinit – thotë njeriu i vetëm që votoi kundër aneksimit të Krimesë më 2014

Story i radhës

Spasovski: Ekziston një vullnet i fortë politik për të luftuar krimin e organizuar

Të fundit nga