SHBA-të presin nga Serbia që të qëndrojë përkrah BE-së në krizën Ukrainë-Rusi

February 23, 2022
1 minut lexim

ShBA beson se Serbia do të rreshtohet përkrah me BE-në në respektimin e të drejtës ndërkombëtare për të ruajtur e mbrojtur paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në regjion, ka njoftuar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit në përgjigje të “Zërit të Amerikës”, transmeton “Bota Sot”.

Kjo ishte përgjigja në pyetjen rreth reagimit se ShBA-të presin nga Serbia kur është fjala për pranimin e dy regjioneve të shkëputura nga Ukraina lindore dhe a duhet Beogradi të harmonizojë qëndrimin e saj me perëndimin edhe në kuptimin e vendosjes së sanksioneve.

“Uashingtoni përshëndet deklaratën e para ca kohëve të presidentit të Serbisë Vuçiq se Serbia kupton rëndësinë e respektimit të integritetit territorial të Ukrainës”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Por, Uashingtoni pret nga Serbia të rreshtohet me perëndimin në respektimin e të drejtës ndërkombëtare.

Ndërlidhur me këtë, Departamenti i Shtetit në përgjigje ka shtuar se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës po investojnë përpjekje të mëdha në gjetjen e zgjidhjes diplomatike për tejkalimin e situatës”.

“Nëse Rusia vërtetë dëshiron që me bisedime të arrihet një zgjidhje në këtë situatë, si ka deklaruar, atëherë ekziston rruga për te”, ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit për “Zërin e Amerikës.

Më herët, BE ka kumtuar se do të reagojë me sanksione shumë të ashpra ndaj Rusisë për shkak të shkeljes së të drejtës ndërkombëtare dhe nga shtetet anëtare përfshirë edhe ato që janë në proces të bashkëngjitjes pret që në harmoni me vendimet në Bruksel të rreshtohen në këto sanksione, ka thënë në përgjigje të shkruar Peter Stano zëdhënës i BE-së.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

FC Barcelona ‘Rejected’ USD 79.4M Sponsorship Deal from Crypto Firm over ‘Ethical’ Worries

Story i radhës

U arrestua në 1:30 të natës, lihet i lirë aktori i humorit Albano Bogdo

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë