Në tërmetin me magnitudë 6.4 ballë që ndodhi dje në San Francisco të Kalifornisë në SHBA, humbën jetën 2 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën nga Drejtoria e Shërbimeve të Emergjencave të Qarkut Humboldt thuhet se ka pasur viktima nga tërmeti që goditi rajonin Ferndale, 343 kilometra në verilindje të San Franciscos.
Si pasojë e tërmetit humbën jetën 2 persona ndërsa 11 të tjerë janë lënduar.
Pas tërmetit ka pasur të paktën 80 pasgoditje, më e fuqishmja 4.6 ballë. Lëkundjet dëmtuan shumë ndërtesa dhe rrugë.
Për shkak të tërmetit, energjia elektrike dhe uji nuk janë në dispozicion për mijëra familje.
Ekspertët thanë se në të ardhmen e afërt mund të ketë tërmete të tjera në rajon dhe paralajmëruan qytetarët që të jenë të kujdesshëm.