SHBA-të ngrenë urgjentisht në ajër “përbindëshin” e qiejve pas sulmit rus ndaj Ukrainës

February 24, 2022
1 minut lexim

Një bombardue strategjik “B-52” është duke patrulluar në qiejt e Polonisë, shumë pranë kufirit mes Ukrainës dhe Bjellorusisë, ndërkohë që forcat e Putinit kanë sulmuar Kievin dhe mjaft qytetet të tjera.

Sipas “FlightRadar”, bombarduesi është ngritur disa orë më parë nga baza amerikane në jug të Anglisë dhe kaloi në Poloni përmes hapësirës ajrore gjermane.

Tensioni është i lartë në rajon pasi fill pas urdhrit për pushtimin e Ukrainës, Putini kërcënoi edhe Perëndimin duke i thënë që të rrinte jashtë këtij konflikti.

Deri më tani situata është e paqartë në terren. Mediat ndërkombëtare raportojnë për viktima të shumta në radhët e civilëve prej sulmeve ruse në Kharkiv, ndërkohë autoritetet ukrainase bëjnë me dije se rusët kanë marrë një qytezë pranë Keivit përmes sulmeve me helikopter. 

Image

Pamje nga sateliti

 

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Jemi në krahë të Ukrainës”, Balla flet për inceneratorët: Opozita po interesohet për buxhetin e bashkive në 2027

Story i radhës

Frika nga humbja, si ta mposhtni këtë ndjenjë…

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë