shba te lajmerojne sanksione per dy gjyqtare dhe dy prokurore te gjykates se hages rubio institucioni po perdoret si arme politike 68a65f6a8f3c1

SHBA-të lajmërojnë sanksione për dy gjyqtarë dhe dy prokurorë të Gjykatës së Hagës, Rubio: Institucioni po përdoret si armë politike

August 21, 2025
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara njoftuan sot sanksione të reja kundër dy gjyqtarëve, një francez dhe një kanadez dhe dy prokurorëve në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, e cila është bërë delja e zezë e administratës Trump.

Sanksionet janë shtesë e atyre të njoftuara në fillim të qershorit që synojnë katër gjyqtarë të tjerë të GJND-së. Dhe në shkurt, SHBA-të vendosën sanksione ndaj prokurorit të GJND-së, Karim Khan.

“Sot, po emëroj Kimberly Prost të Kanadasë, Nicolas Guillou të Francës, Najat Shamim Khan të Fixhit dhe Mam Madiaye Niang të Senegalit” për “pjesëmarrjen e tyre të drejtpërdrejtë në përpjekjet e GJND-së për të hetuar, arrestuar, ndaluar ose ndjekur penalisht qytetarët e Shteteve të Bashkuara ose Izraelit, pa pëlqimin e asnjërit vend”, tha Sekretari i Shtetit Marco Rubio në një deklaratë. Të katër gjyqtarët kanë qenë të përfshirë në raste që përfshijnë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara “kanë shprehur qartë dhe me vendosmëri kundërshtimin e tyre ndaj politizimit të GJND-së”, shtoi ai, duke theksuar se institucioni me seli në Hagë “përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe është përdorur si një armë ligjore lufte kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatit të saj të ngushtë, Izraelit”.

Shtetet e Bashkuara janë veçanërisht të shqetësuara për procedurat që synojnë ushtarët amerikanë në Afganistan, të dyshuar për krime lufte apo edhe për urdhër-arrestet e GJND-së kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të tij të Mbrojtjes Yoav Galland, të cilët dyshohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në luftën në Gaza.

Masat e shpallura përbëhen nga ndalimi i hyrjes në territorin amerikan dhe ngrirja e aseteve të mundshme në SHBA dhe çdo transaksioni financiar me këta individë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lladrovci tahirit a perqafoheni me ata qe ju quajten i biri i spiunit 68a65cb5acb38
Lajmi i mëparshëm

Lladrovci, Tahirit: A përqafoheni me ata që ju quajtën ‘i biri i spiunit’?

parashikimi i motit per neser 68a6648fd6131
Lajmi i radhës

Parashikimi i motit për nesër

Të fundit nga

ShkoLartë