InShot 20260322 183717609

Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi: Ulja e TVSH-së për derivatet nga 18% në 10%, ne jemi në anën e qytetarit

March 22, 2026
1 minut lexim

Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, njoftoi se Qeveria ka marrë vendim për uljen e TVSH-së për derivatet e naftës nga 18% në 10%, duke e cilësuar këtë si një masë në mbështetje të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe bizneset.

“Sot si Qeveri morëm një vendim të rëndësishëm për çdo familje dhe çdo biznes në vend, uljen e TVSH-së për derivatet nga 18% në 10%. Kjo nuk është vetëm një masë ekonomike, është një veprim i drejtpërdrejtë për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve tanë”, ka thënë Azizi.

Sipas saj, me stabilizimin e çmimeve të karburanteve synohet të zbutet ndikimi i krizës globale dhe të parandalohet rritja e kostos së jetesës.

Azizi gjithashtu ka thënë se mesazhi i Qeverisë është i qartë, institucionet janë në anën e qytetarit dhe do të vazhdojnë me masa konkrete për përmirësimin e standardit jetësor dhe ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

31 vjecarja nga kosova gjendet pa shenja jete ne nje hotel ne durres nisin hetimet 69c00a144feba
Lajmi i mëparshëm

31-vjeçarja nga Kosova gjendet pa shenja jete në një hotel në Durrës, nisin hetimet

zv kryemistri i pare bekim sali qeveria miraton masa per stabilizimin e cmimeve te karburanteve 69c03174acfbf
Lajmi i radhës

Zv/kryemistri i parë Bekim Sali: Qeveria miraton masa për stabilizimin e çmimeve të karburanteve

Të fundit nga

ShkoLartë