Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së po sheh se forcat ofensive ukrainase në rajonin Kherson “vazhdojnë të bëjnë disa lëvizje përpara”, duke përfshirë rimarrjen e fshatrave, tha një zyrtar i Pentagonit, shkruan CNN, transmeton KK.
“Ajo që ne kemi parë fillimisht në rajonin e Khersonit janë disa operacione të vazhdueshme ofensive nga ukrainasit”, tha sekretari i shtypit i Pentagonit, Gjenerali Pat Ryder në një konferencë me gazetarët.
“Ata vazhdojnë të bëjnë disa lëvizje përpara. Jemi të vetëdijshëm që kanë rimarrë disa fshatra”.
Ryder tha gjithashtu se SHBA ka parë “disa aktivitete ofensive ruse … pranë Bakhmutit”.