SHBA: Rusia ka kryer krime lufte në Ukrainë

March 18, 2023
1 minut lexim

Shtëpia e Bardhë tha se Rusia ka kryer krime lufte në Ukrainë dhe se përgjegjësit për këtë duhet të japin llogari, raporton Anadolu.

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Adrienne Watson dha një deklaratë me shkrim për Anadolu lidhur me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) për arrestimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Nuk ka dyshim se Rusia ka kryer krime lufte dhe mizori në Ukrainë. Ne kemi qenë të qartë që ndaj përgjegjësve duhet të kërkohet llogari. Prokurori i GJNP-së është një aktor i pavarur dhe jep vendimet e tij duke parë provat para tij. Duam që autorët e krimit të luftës të japin llogari”, deklaroi Watson.

GJNP në kuadër të hetimit të kryer lidhur me krimet e luftës në Ukrainë njoftoi se për presidentin rus, Vladimir Putin dhe komisioneren ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Alekseyevna Lvova-Belova ka lëshuar urdhër arresti me arsyen e kryerjes së krimit të luftës.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kremlini “ka gjasa të përgatitet për të lehtësuar rekrutimin më të gjerë ushtarak”

Story i radhës

Kurti takohet me kryeministrinë Maqedonisë së Veriut para takimit me Vuçiqin

Të fundit nga

Sot varrosen viktimat e familjes Arsllani

2 Shkup, 4 janar – Një aksident tragjik ka tronditur Maqedoninë e Veriut natën e së enjtes kur një veturë që udhëtonte në afërsi të Shkupit ka dalë nga rruga dhe ka
ShkoLartë