shba redukton personelin ne bazen ajrore al udeid ne katar 6967b9b35e04c

SHBA redukton personelin në bazën ajrore Al-Udeid në Katar

January 14, 2026
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur reduktimin e numrit të personelit në bazën ajrore Al-Udeid në Katar, ka bërë të ditur për CBS News një zyrtar amerikan, duke e cilësuar këtë veprim si një “masë paraprake”, raporton BBC.

Në një deklaratë zyrtare, Qeveria e Katarit ka konfirmuar se ky hap po ndërmerret “në përgjigje të tensioneve aktuale në rajon”.

Zhvillimi vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se SHBA do të ndërmarrë “veprime shumë të ashpra” ndaj Iranit, nëse autoritetet iraniane vazhdojnë me ekzekutimin e protestuesve kundër qeverisë. Nga ana tjetër, Irani ka deklaruar se do të kundërpërgjigjet në rast të një sulmi nga SHBA-ja.

Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, më shumë se 2.400 protestues antiqeveritarë janë vrarë gjatë shtypjes së dhunshme të protestave të fundit nga autoritetet iraniane.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

situata me ujin e pijshem ikshpk del me njoftim 6967b99ec5cc6
Lajmi i mëparshëm

Situata me ujin e pijshëm, IKSHPK del me njoftim

nderruan jete nente foshnje vihen ne pranga dy mjeket ne rusi 6967bb67a4bc3
Lajmi i radhës

Ndërruan jetë nëntë foshnje, vihen në pranga dy mjekët në Rusi

Të fundit nga

ShkoLartë